Ju Keni Fuqinë.
Baloni gastrik Allurion ju jep fuqinë për të ndalur urinë dhe për të humbur peshë. Është një revolucion - baloni gastrik i gëlltitshëm më pak se 20 minuta.
Baloni Gastrik Allurion gëlltitet në një kapsulë. Pasi pozicionohet ne stomak dhe fryhet, krijon ndjesinë e ngopjes dhe ndihmon në kontrollin e urisë.
Është e sigurt, jo e përhershme, e rekomanduar nga mjekët dhe mund t'ju ndihmojë të filloni një humbje mesatare prej 10-15% të peshës tuaj trupore në vetëm 16 javë së bashku me Programin Allurion i cili do t’ju të mbështesë plotësisht 6 muaj.
Baloni Gastrik Allurion do të fryhet në stomak nga mjeku juaj
Urija juaj do të fillojë të stabilizohet dhe Programi 6-mujor i ndihmës mjekësore dhe ushqyese do t'ju japë ndihmën që ju nevojitet për të vazhduar përpara.
Pas 16 javësh, Baloni do të dalë natyshëm përmes aparatit tretes*, duke shënuar fillimin e udhëtimit tuaj për humbjen e peshës
Çfarë thonë njerëzit
“Unë kam qenë një bloger ushqimesh për 6 vjet. Deri më tani, kam humbur 14 kg falë Balonit Gastrik Allurion. Nuk ishte një vendim i lehtë, por kur e mendoj, ishte vendimi më i mirë që mund të kisha marrë. Jeta ime ndryshoi krejtësisht. Tani, madje kam filluar të eksploroj pjata të shëndetshme dhe rracionet e mia kanë mbetur më të vogla, edhe pasi baloni ka dalë."
"Allurion më ka dhënë një jetë krejt tjetër. Tani jam kthyer vet vetja. Ndihem më e shëndetshme tani që kam ulur BMI-në time. Dikur ecja për në shkollë dhe më merrej fryma, por tani nuk e kam më ate ndjesi”.
"Më pëlqen përqasja dixhitale e Programit Allurion dhe matja e peshës kohë pas kohe në më ndihmon vërtet në humbjen e peshës sime."
"Ishte fantastike. Energjia dhe besimi im janë kthyer. Po futem në rroba që nuk i kam veshur për 3 vjet! "
Hap pas hapi
Procesi fillon me një konsultë fillestare me një nga mjekët tanë të çertifikuar, i cili do të shpjegojë procesin dhe do të sigurohet që të ndiheni të sigurt dhe të qetë. Ata do të diskutojnë qëllimet tuaja të humbjes së peshës dhe historinë e shëndetit për të sigurt që Baloni Gastrik Allurion është i përshtatshëm për ju.
Gëlltisni një kapsulë të vogël që përmban Balonin e shfryrë. Ajo është e lidhur me një kateter shumë të hollë që Mjeku do të përdorë për të fryrë Balonin me lëng mnjëherë pasi të pozicionohet në stomakun tuaj. Një grafi me rrezet X do të përdoret për tu siguruar që Baloni është në pozicionin e duhur dhe mbushet siç duhet përpara se kateteri të hiqet butësisht. Po, është realisht kaq e thjeshte!
Baloni do të zërë vend në stomakun tuaj duke lënë më pak hapësirë për ushqim. Ndiheni më pak të uritur, hani më pak dhe bini në peshë. Ju gjithashtu do të merrni një peshore të lidhur me Allurion, Gjurmuesin e Shëndetit Allurion dhe Aplikacionin Allurion Mobile për të monitoruar arritjet tuaja dhe për të ndarë suksesin tuaj me ekipin e kujdesit.
Do të mbështeteni nga një ekip i përkushtuar shëndetësor për t’ju ndihmuar në ndryshimin e sjelljes suaj të ngrënies dhe humbjen e peshës për një kohë të gjatë.
Pas afërsisht 16 javësh, Balloni shfryhet natyrshëm dhe kalon përmes sistemit të tretjes *. Ekipi i mbështetjes mbetet pranë për t'ju ndihmuar të ruani marrëdhënien tuaj të re me ushqimin dhe të mbani peshën larg. Programi Allurion ka treguar se deri në 95% të humbjes mesatare të peshës mund të mbahet 1 vit pasi Balloni të dalë nga trupi.
Shkenca
Humbni mesatarisht 10-15% të peshës trupore.
Me 51,284 Balona të shpërndara në të gjithë botën, Allurion mbështetet nga prova klinike.